“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Rama sot në Vjenë si kreu i OSBE, diskutohet kriza në Bjellorusi
Në Vjenë mbahet sot mbledhja e këshillit Special të OSBE, ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama në cilësinë e kreut të kësaj organizate.
Ai do t’i drejtohet me një fjalë këtij këshilli, ku do të diskutohet për situatën në Bjellorusi dhe mundësitë e zgjidhjes së krizës atje.
Një ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me Stephen Biegun, zëvendës sekretar Shteti në SHBA, me të cilin diskutoi për zhvillimeve të fundit në Bjellorusi, ku OSBE po përpiqet të marrë një rol ndërmjetësimi.
Si kreu i OSBE, kryeministri Rama ka propozuar të vizitojë Minskun për të ndërmjetësuar dialog dhe zgjidhje të krizës pas zgjedhjeve presidenciale.
Prej javësh Bjellorusia është përfshirë në protesta masive të qytetarëve që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenkos. Zgjedhjet janë konsideruar jo të lira dhe nuk janë njohur nga BE.