Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Artisti misterioz “luftë” kundër politikanëve dhe figurave të shquara përmes artit në rrugë (FOTO)
“Jo, piktura nuk është bërë për të dekoruar apartamente; është një instrument sulmues dhe mbrojtës i luftës kundër armikut”, thoshte dikur Pablo Picasso.
Historia ofron shumë histori të artistëve që i kanë tërhequr njerëzit në pushtet para pasqyrës për një introspeksion shumë të nevojshëm, duke revolucionuar mënyrën se si ne mendojmë për çështjet.
Një artist rrugësh në Indi zhvillon një “luftë” kundër politikanëve dhe figurave të shquara në vend, përmes artit në rrugë. Askush nuk mund ta konfirmojë se kush është artisti, pasi ai ose ajo dëshiron që të qëndrojë misterioz dhe në rrjetet sociale mban emrin “Tyler”, pseudonim që mendohet se lidhet me romanin dhe filmin “Fight Club”.
Personi në fjalë krahasohet me superheroin legjendar të mbishkrimeve, Banksy, një artist britanil i famshëm po anonim, i njohur për mesazhet befasuese rebele dhe politike përmes përdorimit të artit në rrugë.
Ndërkohë veprat e Tyler nisën të shfaqeshin në vitin 2012 si një “rebelim” kundër çështjeve sociale. Artisti misterioz ka gjetur mënyrën më të çuditshme për të thirrur njerëzit, duke nisur një luftë guerile kundër “figurave publike të paturpshme nga gazetaria, Bollywood dhe politika”, seria e fundit e frymëzuar nga Hollywood “Walk of Shame”.