Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Delegacioni i Kosovës niset për në Shtëpinë e Bardhë
Delegacioni i Kosovës është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.
Ishte paralajmëruar se në ora 17:00 (sipas orës tonë ) është dashur të fillojë takimi por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi sipas analistit, Imer Mushkolaj, delegacioni kosovar po vonohet për tu nisur në Shtëpi të Bardhë, për shkak se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet aty po kundërshtohet nga pjesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pamjet e para të sallës, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.
Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.
“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.