Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë Marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej dje kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.
Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.
Nikoqirët e takimit të së enjtes në Uashington, të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më herët kishin deklaruar se përmbajtja e bisedimeve ka në fokus bashkëpunimin ekonomik.
Takimi ndërmjet dy liderëve, të Kosovës dhe të Serbisë, ka nisur ditën e enjte dhe sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, janë zhvilluar bisedime “shumë të mira” dhe se të dyja palët “kanë bërë përparim të vërtetë”.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.