Arkitektura ‘ekstravagande’ e kohës së komunizmit
Arkitektura staliniste, e njohur më së shumti në ish-Bllokun Lindor si stil stalinist ose Klasicizëm socialist, është një term i dhënë arkitekturës së Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Joseph Stalin, midis 1933 dhe 1955.
Si pjesë e politikës sovjetike të racionalizmit të vendit, të gjitha qytetet u ndërtuan në një plan të përgjithshëm zhvillimi. Secili qytet ishte i ndarë në rrethe, të bazuara në gjeografinë e qytetit. Projektet do të hartoheshin për distrikte të tëra, duke shndërruar dukshëm imazhin arkitektonik të një qyteti.
Gjithçka rreth Bashkimit Sovjetik ishte jashtëzakonisht e madhe: masa e tokës, bëmat historike, ambiciet dhe gabimet. BRSS ka rënë, por krijimtaria e paqartë që u zhvillua në Evropën Komuniste (madje edhe përtej BRSS) në atë kohë ende qëndron në formën e ndërtesave masive të betonit. Shembuj të ndërtimeve të mëdha, të rrepta, ekstravagante të epokës sovjetike, që duken si krijime fantastiko-shkencore gjejmë madje edhe në Kosovë e në Shqipëri. Ndikimi rus në Shqipëri dhe koha e ish-Jugosllavisë në Kosovë kanë lënë gjurmë në ndërtesat dhe planifikimin e qyteteve.
Arkitektura e mesit të shekullit të 20-të nuk mbahet mend me shumë dashuri nga shumica e njerëzve.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në vendet e mëparshme komuniste të Evropës dhe Azisë Qendrore, ku arkitektët e kohës projektuan disa struktura të habitshme dhe sinqerisht absurde para se erës sovjetike, i erdhi fundi diku nga fundit të shekullit të 20-të.
Shumë prej këtyre strukturave i mbijetuan rënies së Murit të Berlinit dhe sot qëndrojnë akoma. Këtu është një përzgjedhje e ndërtesave më të mahnitshme që kanë lënë arkitektët e kësaj kohe.
“Monumenti i Revolucionit” i ndërtuar në Kroaci (atëherë Jugosllavi) është një skulpturë abstrakte kushtuar popullit të Moslavinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo ndërtesë në Gjeorgji fillimisht ishte Ministria e Autostradave dhe pothuajse duket sikur ajo është bërë me fotoshop. Tani është e okupuar nga një bankë tregtare.
Libraria Kombëtare, në Minsk Bjellorusi, u dizajnua nga arkitektët sovjetikë Viktor Kramarenko dhe Mikhail Vinogradov më 1989, por u deshën 13 vjet që në fakt të ndërtojnë bazën gjigande që qëndron mbi kryeqytetin e Bjellorusisë sot. Gjeometria e pazakontë e ndërtesës ka për qëllim të simbolizojë pafundësinë e botës dhe rëndësinë supreme të dijes.
Makedonium, i njohur gjithashtu si Memoriali i Ilindenit, është një kompleks i kushtuar luftëtarëve dhe revolucionarëve të kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, si dhe ushtarët e Luftës së Dytë Botërore që luftuan për çlirimin e vendit. Kompleksi ndodhet në Krushevë të Maqedonisë dhe është ndërtuar në vitin 1974.
Piramida e Tiranës, kushtuar ish diktatorit shqiptar dhe komunistit, Enver Hoxha, u ndërtua në vitin 1988 nga vajza dhe dhëndri i tij.
Monumenti i Minatorëve në Mitrovicë të Kosovës qëndron një karroce minierash. Monumenti kishte për qëllim të simbolizonte miqësinë midis serbëve dhe popullit shqiptar dhe ende konsiderohet të jetë monumenti më domethënës në qytet.
Fortesa e Nëntë ishte vendi i burgosjes dhe vrasjeve prej 50,000 njerëzve, shumica e të cilëve ishin hebrenj, gjatë okupimit gjerman të Lituanisë midis 1941 dhe 1944. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1958, kalaja u shndërrua në një muze dhe memorial. Në vitin 1984, një skulpturë 32 metra e gjatë e krijuar nga A. Ambraziunas u ngrit për nder të viktimave të fashizmit dhe simbolizon “dhimbjen, torturat dhe kujtimin e përjetshëm”.
Druzhba qëndron në një kodër mbi bregun e Detit të Zi në Krime. Kjo ikonë e arkitekturës së epokës sovjetike u krijua nga arkitekti Igor Vasilevsky dhe e ndërtuar në vitin 1986. Ndërtesa rrethore me një fasadë dhëmbësh është “ngritur nga toka” nga tre shtylla, duke lejuar që natyra të rritet nën dhe përreth saj. Dizajni gjithashtu ofron çdo dhomë me rrezet e diellit dhe pamje nga deti. Sipas New York Times, “Për të hyrë, vizitorët kalojnë një urë të mbyllur në një tub qelqi dhe pastaj zbresin në kompleks, i cili mbështetet në këmbët masive që strehojnë ashensorët dhe shkallët”.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës e projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjaković në vitin1982, përmban blloqe të mëdha betoni, secila në krye me 99 kupola të bardha me madhësi të ndryshme. E mbështjellë me një pjesë të jashtme prej metali me grila metalike, kjo perlë arkitekturore përmban gjithashtu një histori të kundërshtimit të narracioneve kombëtare. Ndërsa disa thonë se Mutnjakoviç kanalizonte forma arkitekturore Bizantine dhe Islame për bibliotekën, të tjerët thonë se kupolat e bardha nënkujtojnë plisin, kapelen kombëtare shqiptare. Sot, biblioteka është e hapur dhe ka një koleksion prej më shumë se 2 milion artikujsh.