“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Grenell i reagon edhe CNN-it, pse nuk raportoi që Trump u nominua për çmimin “Nobel”
Richard Grenell e ka kritikuar rrjetin kabllor televiziv amerikan CNN.
Kritikat Grenell i bëri shkaku se ky medium prestigjioz nuk raportoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u nominua për çmimin “Nobel” për paqe, shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Nominimi i Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është në faqen e parë të CNN-it. Por kjo është arsyeja pse ata kanë kokat më të mira për dushin e vitit 2020”.
I dërguar i posaçëm i presidentit të SHBA-ve publikoi një “screenshot”, ku në faqen e CNN-it nuk u pa asnjë lajm rreth nominimit.