Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
TRE TË VDEKUR DHE 76 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste me Covid-19 në Kosovë dhe tre persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. Gjithsej brenda kësaj kohe janë testuar 538 mostra.
Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.