A ju ka ndodhur ta përsërisni një fjalë disa herë dhe pastaj …
Përfundon aksioni i EULEX-it, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan për pengim të drejtësisë
Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në zyret e OVL të UÇK-së. Sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku, u ka thënë medieve të premten mbrëma se bastisja ka zgjatur aq shumë, shkaku i kontrollimit të dokumentacioneve.
“I kanë marrë disa shtëpiza të kompjuterëve. Përveç shtëpizës i kanë marrë edhe xhirimet e kamerave”, ka thënë ai.
Ndërkohë, avokati Tomë Gashi ka thënë se ajo që më së paku është dashur të ndodhë tani është që tani kemi të arrestuar dhe janë duke u transferuar në Hagë.
Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt është pengimi i drejtësisë.
Javët e fundit, OVL UÇK ka pranuar disa dosje të Gjykatës Speciale, të cilat nga kjo gjykatë po cilësohen si ndërhyrje dhe përpjekje për të penguar drejtësinë.