Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Haradinaj: Gucati nuk ka qenë asnjëherë i ftuar nga Gjykata Speciale, nuk e njohim këtë gjykatë
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do ta njohin asnjëherë Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka treguar se para arrestimit të Gucatit, ka biseduar më të, dhe se EULEX-i i kishte premtuar se nuk do ta arrestojnë, derisa ai të vijë në zyre.
Ai ka thënë se Gucati nuk ka qenë asnjëher i ftura nga Gjykata Speciale.
” Sa më ka thënë mua asnjëherë. Unë di të flas velëm për vete, por unë mendoj se asnjëherë nuk ka qenë i ftuar nga gjykata. Nuk dua të spekuloj sepse avokati është brenda dhe ajo se çfarë ka bërë që të arrestohet është prokurori i ri, Vehbi Kajtazi sepse mbrëmë është ndier shumë i zhgënjyer që ne nuk jemi atje (Në Hagë) dhe ka thënë se po të isha unë do të ishin së bashku me ata në Hagë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sjellja e EULEX-it tregon se ata nuk kanë konsideratë ndaj tyre si njerëz.
Ne nuk e njomim këtë gjykatë dhe besoj se kjo ditë është një ditë që troket në derë të gjithë qytetarëve. Kjo na bën të mendojmë se a kem shtet dhe a kemi Kushtetutë”, tha ai.