Neymar, Fabregas, Eto’o, Dani Alves/ Ish-lojtarët sulm frontal ndaj Barcelonës, ja çfarë shkruajnë
Neymar Junior nuk e ka fshehur kurrë marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me Leo Messi dhe Luis Suárez, me të cilët formoi “tridentin” sulmues legjendar MSN, pavarësisht se ishte jetëshkurtër.
Këtë të premte, harmonia midis tre yjeve u konfirmua sërish pas largimit të uruguajanit nga Barcelona. Argjentinasi ka përcjellë kritika të ashpra ndaj klubit katalanas përmes Instagramit për format e ndjekura në largimin e Suarezit: “Ti nuk e meritoje të largoheshe kështu, siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më”.
Pak më vonë, Neymar iu përgjigj mesazhit të argjentinasit në llogarinë e tij në Instagram. Një përgjigje e shkurtër, por e fuqishme: “E pabesueshme se si i bëjnë gjërat”.
Alves ka reaguar pikërisht në postimin e që Leo Messi ika bërë për Suarezin në Instagram.
“Ky realitet është prej disa kohësh. Vetëm konfirmohet vit pas viti. Nuk ka të bëjë me fitoret apo humbjet e ekipit, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk e dinë këtë. Vazhdojnë të bëjnë po të njëjtin gabim,” janë fjalët e brazilianit.
Ndërsa Fabregas shkroi: “Me vjen keq të shoh legjenda të Barcelonës të largohen në këtë mënyrë”.
Ndërsa ish-sulmuesi Samuel Eto’o shkruajti tek postimi i Messi-t: “Kujdesu për veten, ti ke gjërra që PARATE s’mund t’i blejnë kurrë”.