Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Krejt papritur: Ky është rrjeti social më i fuqishëm i momentit
Kur vjen puna te investimet në rrjete sociale, Facebook, Twitter dhe Snapchat marrin të gjithë vëmendjen, por duket se Pinterest i ka tejkaluar ashpër gjatë gjithë vitit 2020.
Pavarësisht se do të duhet më tepër kohë që rrjeti social të provojë se do të ketë fitime të qëndrueshme në bursën e Wall Street, nga ana tjetër pritet një fuqizim i Pinterest, aksionet e të cilit u rritën gati 125% këtë vit. Disa analistë mendojnë se fuqizimi erdhi edhe si rezultat i iOS 14 nga Apple. Përditësimi i ri i iOS përfshin dosje të personalizuara dhe si rezultat shumë njerëz shkarkuan Pinterest.
“Më shumë përdorues po e shkarkojnë Pinterest pas iOS 14”, tha DJ Kang, CEO i ValueChampion, një website hulumtimi mbi investimet. “Kjo është tërheqëse për reklamuesit.”
Karakteristika e re e Pinterest Story Pins, e cila i lejon krijuesit të postojnë një përzierje fotografish, videosh, audiosh dhe tekstesh, mund të ndihmojë kompaninë të tërheqë më shumë përdorues.
Nga ana tjetër, teksa shumica e kompanive të mëdha teknologjike janë vënë nën vëzhgim intensiv nga Uashingtoni dhe autoritetet në të gjithë globin, Pinterest – me vetëm 96 milionë përdorues aktivë mujorë në SH.B.A. dhe 321 milionë në të gjithë botën – mund të vazhdojë të “fluturojë” nën radarin rregullator.