Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Krimet e luftës – Më shumë shqiptarë sesa serbë të dënuar
21 vjet pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ende nuk kanë arritur të çojnë drejtësinë në vend, kur bëhet fjalë për krimet e luftës. Ndërsa Gjykata Speciale, e krijuar pasi që Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi i kishte skaduar mandati, po kritikohet për drejtësi selektive.
Në Kosovë dhe Serbi, gjatë këtyre 21 viteve të fundit, ka munguar vullneti për të gjykuar kriminelet e luftës. Në këtë proces, edhe gjykatat ndërkombëtare nuk kanë arritur t’i sjellin para drejtësisë kriminelet e luftës.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tregon se gjatë këtyre 21 viteve të fundit, ka më shumë shqiptarë sesa serbë që janë dënuar për krime lufte me aktgjykim të plotfuqishëm.
“Në Kosovë shumica dërmuese e të dënuarve për krime lufte janë shqiptarë, ndërsa në Serbi ekziston një Prokurori Speciale për krimet e luftës, ku ka pasur gjykime për krimet e luftës në Kosovë dhe janë dënuar 15 serbë. Ndërsa Tribunali i Hagës në pesë procese për krimet e luftës ka dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Blakaj.
Ndërsa profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se në nenin e 6-të Ligjit për Gjykatën Speciale duhet të ishin bërë ndryshime, në mënyre që të gjykoheshin edhe të dyshuarit serbë për krime lufte.
“Ne është dashur ta pranojmë një gjykatë të tillë, por kjo gjykatë është dashur të jetë kompetente për të gjykuar të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës”, deklaroi Ismet Salihu.
Gjatë luftës së fundit, në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë e 500 persona, shumica dërmuese shqiptarë dhe mbi 1.600 të tjerë ende janë të zhdukur.
Bazuar në deklaratat e liderëve politikë, janë edhe rreth 20 mijë gra, vajza, por edhe meshkuj shqiptarë, që kanë përjetuar dhunime seksuale gjatë luftës, por asnjë prej krimeve nuk është ndriçuar, pasi që nuk ka ndonjë person të dënuar.