Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Chrissy Teigen publikon foto të dhimbshme nga momenti i humbjes së fëmijës si pasojë e komplikimeve të shtatzënisë
Chrissy Teigen dhe John Legend kanë humbur fëmijën e tyre të tretë pas komplikimeve të shtatzënisë, njoftuan çifti në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
“Ne jemi të tronditur dhe në dhimbje të thellë, llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë”, tha deklarata e postuar në secilën prej llogarive të tyre të verifikuara në Twitter.
Teigen, një model dhe personalitet televiziv, u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të dielën pasi zbuloi se ajo kishte qenë në pushim në shtrat dhe kishte gjakderdhje për “pak më pak se një muaj”.
“Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, megjithë qeset e transfuzioneve të gjakut”, tha postimi. “Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”.
Chrissy ka publikuar edhe disa foto të dhimbshme nga momenti i humbjes së fëmijës. Ajo tregoi se fëmijën do ta quanin Jack dhe falenderon të gjithë për përkrahjen në këto ditë të vështira.