Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Vlora Çitaku kthehet për pozitën e Presidentes së Kosovës?
Vlora Çitaku, mund të jetë kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për pozitën e Presidentes së Kosovës. Ajo tashmë ka pranuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi, që të kthehet në Kosovë nga misioni diplomatik në SHBA.
PDK ka dhënë ditëve të fundit disa shenja se mund të pranojë një lloj riformatimi të qeverisë. Është e pritshme dhe logjikshme që në pazarin e ri eventual politik të përfshihet edhe pozita e presidentit, e cila mbetet e zbrazët pas marsit të vitit të ardhshëm, kur i skadon mandati presidentit Hashim Thaçi. Kjo pozitë, mund të mbetet e zbrazët edhe më herët, në rast se Gjykata Speciale e konfirmon aktakuzën kundër Hashim Thaçit. Në këtë rast, PDK do të përfshihej me dy deri në katër ministri në Qeverinë e Avdullah Hotit, si dhe do të merrte pozitën e presidentit, përmes Vlora Çitakut.
Qeveria aktuale e Kosovës, e koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma, tashmë e ka humbur shumicën në Kuvend dhe nuk po arrinë që të çoj përpara vendime e as të miratojë ligjet e domosdoshme në Kuvendin e Kosovës, kështu që me PDK-në, si forcë të re brenda saj, mendohet të kthehet edhe shumica e humbur në Parlament.