Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Nuk realizohet ëndrra evropiane
Kosova nuk ka arritur të realizojë ëndrrën për kualifikim në “Euro 2021”, pasi që në ndeshjen “gjysmëfinale” është mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2 – 1.
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një lojë mesatare, por maqedonasit kanë dominuar në terren dhe kanë treguar se janë fizikisht më të përgatitur.
Gjeorgjia do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Fituesi i asaj ndeshje do të sigurojë vendin në “Euro 2021”.
Në tri-katër ndeshjet e fundit, Kosova kryesisht ka dëshmuar lojë të dobët, pa energji dhe motivim për lojë, çka besohet se është edhe si rezultat i mungesave të shumta, sidomos të lojtarit kyq, Muriqit, i cili ka qenë një lider i fushës së kosovarëve gjatë serisë së fitoreve një vit më herët.
Kampionati Evropian, ka qenë i paraparë të zhvillohet sivjet, por për shkak të pandemisë së Covid-19, është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Holanda, Ukraina dhe Austria është grupi në të cilin Maqedonia e Veriut apo Gjeorgjia do të zënë vendin.
Kampionati evropian mbledh skuadrat më të mira të cilat kanë arritur të sigurojnë vendin në fazën finale pas kualifikimeve në fazën grupore.