Një viktimë dhe 80 të infektuar me koronavirus në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 80 raste me Covid-19 dhe është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK), njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithsej janë testuar 650 mostra.
Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.