Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Çfarë thotë SHBA e çfarë BE pas takimeve të Lajçakut në Prishtinë
Dy ditë bisedime të Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me liderët kosovarë në lidhje me dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë po përmbyllen edhe me komentet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
Si SHBA ashtu edhe BE përmendin një qëllim, marrëveshjen Kosovë – Serbi dhe normalizimin e raporteve.
Por, ja se çfarë thonë Ambasadori amerikan dhe Përfaqësuesi i BE-së për dialogun dhe cilat janë pritjet e ryre.
Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.
“Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në Twitter.
Lajçak: BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë të njëjtat interesa sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Këtë e ka thënë Lajçak pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim rajonin të përparojë dhe të ketë një perspektivë të vërtetë e të prekshme evropiane”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak ka qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë, ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë politik në vend. Ai pritet të takohet paradite edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Pastaj do të shkojë në Beograd për t’u takuar me përfaqësuesit politik të Serbisë.