Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Sulmohet vetura e gazetarit Kajtazi, shkrepen 6 plumba
Gazetari Shkumbin Kajtazi është sulmuar nga persona të panjohur. Vetura e tij është goditur me gjashtë plumba.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.
Ai tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”.
“Rasti është iniciuare si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”. Është bërë shikimi i vendngjarjes, në veturë janë gjetur gëzhoja plumbash. Hetuesit po punojnë për ta zbardhur rastin, deri më tani nuk ka të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti.
Lajmin për sulmin e ka bërë të ditur fillimisht vetë Kajtazi përmes një statusi në Facebook.
“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim”, ka shkruar Kajtazi.
“Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme. Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme”, ka shkruar ai.
Kajtazi ka bërë të ditur se e ka lajmëruar rastin në Polici.
“Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi. Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”. Ka shkruar Kajtazi.