Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Koalicioni i brishtë – Hoti e Haradinajt përplasen për Task-Forcën
Një ditë më herët, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj janë takuar për të diskutuar rreth funksionimit të koalicionit qeverisës. Aty, Haradinaj nuk mori ndonjë përkrahje nga Isa Mustafa për synimet e tij që të bëhet president i Kosovës, marrë parasysh se presidentit aktual, Hashim Thaçi, i skadon mandati në pranverën e ardhshme.
LDK ka vënë tashmë disa lidhje edhe me PDK-në për një koalicion eventual. E nëse PDK bëhet pjesë e qeverisë, pak kush mund të pres që aty të mbetet edhe AAK-ja.
Ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti, me mbështetjen e Agim Velit po i shkarkojnë bordet dhe po emërojnë borde të reja të ndërmarrjeve publike, duke i vënë në krye të tyre njerëz të LDK-së apo të afërt me këtë parti politike.
Kulminacioni i shkarkimeve, sado që dukej të ishte kreu i Policisë, Rashit Qalaj, megjithatë doli të jetë shkarkimi i Task Forcës Antikorrupsion.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka cituar kryeministrit Avdullah Hoti, deklarimin e ambasadorit gjerman në Kosovë Jörn Rode, se vendimi për shuarjen e Task-forcës Antikorrupsion, ndikon në liberalizimin e vizave.
Haradinaj përmes Facebook ka shkruar se “bashkëpartiakët edhe mund t’iu tolerojnë”, por qëndrimi i shtetit aleat për këtë shfuqizim, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në trajtimin efektiv të çështjeve korruptive.
Këto reagime të Haradinajt erdhën pas deklarimeve të kryeministrit Hoti se puna e zyrtarëve të kësaj Task-force, po vazhdon pavarësisht shfuqizimit të saj.
“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale. Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, ka shkruar Hoti në Facebook sot gjatë ditës.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rode, kishte kritikuar shfuqizimin e kësaj Task-force duke thënë se investimet gjermane në Kosovë do rriteshin akoma më shumë, sikur të kishte mjedis më të mirë biznesor dhe të ndalej korrupsioni.
Por, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se zyrtarët që punuan në kuadër të Task-Forcës Antikorrupsion, po vazhdojnë punën e tyre në trajtimin e lëndëve të krimit e korrupsionit.
Ky reagim i Hotit përmes Facebook-ut, vjen në kohën kur janë rritur kritikat ndaj qeverisjes së tij, në veçanti pas vendimit për shuarjen e kësaj Task-Force.
“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale. Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, shkroi Hoti në Facebook.
Koalicioni qeverisës, ka kohë që është në një krizë të funksionimit, kurse në Kuvend shpesh është sfiduar me mungesën e minimumit të votave, përkatësisht të 61 votave të deputetëve.