“Kasapi i Teheranit”: Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?
Taksisti ua grabit telefonat dhe më pas i plagos me armë zjarri dy të huaj
Dy shtetas të huaj po dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga shoferi i një taksie në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, derisa dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.