Planeti gjigant që 'nuk duhet të ekzistojë' është shumë masiv për yllin e tij të

“Specialja ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës, por nuk e ka ushtruar atë”
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, ku është kryetar Eliot Engel, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës në Kosovë në vitet 1998-2000.
Por, se nuk e ka ushtruar juridiksionin dhe për këtë arsye njerëzit po e quajnë “gjykatë etnike”. Komiteti nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, flet me të drejtë kur thotë se Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës në vitet 1998-2000.
“Daniel Serwer ka të drejtë. Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-200, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion, përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe. Për këtë arsye njerëzit po e quajnë një ‘gjykatë etnike”, thuhet në postim.