“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Alienët? Shkencëtarët: Ja pse jeta inteligjente s’mund të ekzistojë diku tjetër në univers
Shkencëtarët thonë se evolucioni i jetës inteligjente është jashtëzakonisht i rrallë dhe se civilizimet e ngjashme me njerëzimin nuk kanë shumë të ngjarë të ekzistojnë në planetët e tjerë.
Këto përfshijnë shfaqjen e jetës primitive nga materia jo e gjallë, e njohur si abiogjeneza, evolucionin e riprodhimit seksual, shumëqelizorinë dhe vetë inteligjencën.

Nëse jeta inteligjente ekziston në planetët e tjerë, do të duhej të kishte kaluar një seri tranzicionesh të krahasueshme evolucionare.
Hulumtimi mbështetet në paradoksin e Fermit, i cili është kontradikta e dukshme midis mungesës së provave për civilizimet jashtëtokësore dhe vlerësimeve të ndryshme të larta për probabilitetin e tyre.
‘U deshën afërsisht 4,5 miliardë vjet që një seri tranzicionesh evolucionare që rezultuan në jetë inteligjente të shpaloseshin në Tokë. Pas një miliard vitesh, shkëlqimi i Diellit, do ta bëjë Tokën sërish të pabanueshme për jetë komplekse’, thonë ekspertët, nga Instituti i Ardhmërisë së Njerëzimit të Universitetit të Oksfordit.