Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Qelia e ferrit në Venezuelë që e ka frikë dhe shteti/ Të burgosurit rrinë të armatosur
Gangsterët që mblidhen me armë e granada kanë marrë përsipër stendat më të mëdha të burgut të Venezuelës në tregun e shitjes së kokainës, duke udhëhequr burgun dhe duke dëbuar të burgosurit homoseksualë për të jetuar mbi çati.
Burgu i tejmbushur është tani aq i rrezikshëm sa është braktisur plotësisht nga rojet e tij dhe madje trupat e armatosura të shtetit janë shumë të frikësuar për të hyrë dhe për të marrë përsëri kontrollin, zbulon një dokumentar i ri tronditës.
Gratë, të dashurat dhe fëmijët lejohen të vijnë e të shkojnë ashtu siç dëshirojnë madje organizojnë dhe festivale muzikore dhe festat e mbajtura gjatë fundjavave.
La Causa, një dokumentar i ri nga regjisori Andrés Figueredo Thomson, jep një vështrim të zymtë në jetën brenda Burgjeve të Përgjithshme të Venezuelës (PGV) në shtetin Guárico.
Kushte janë absolutisht të mjerueshme. “Ishte si një zonë lufte. Një situatë post apokaliptike. Të shohësh fëmijë që hyjnë dhe dalin nga burgu … duke qenë rreth armëve,” thotë regjisori.