U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Turqi: Zjarr në një spital Covid, vdesin 8 persona
8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali Covid në Gaziantep në Turqi. Lajmi u njoftua nga guvernatori i provincës, raporton Guardian.
Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një aparati respirator. 11 pacientët e tjerë të shtruar në pavion u transferuan në spitalet aty pranë. Shpërthimi i aparatit të frymëmarrjes së mushkërive ndodhi në spitalin e Universitetit Sanko, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu.
Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet.
Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85 vjeç. Qendrat e kujdesit shëndetësor në Turqi janë nën presion tani me 74% të kapacitetve të plotësuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në vend, janë regjistruar 1,982,090 raste të Covid-19 dhe 17,610 viktima.