VIDEO/ Moment dramatik/ Shpëtohet banori i izoluar nën 4 metra borë
Një banor në Qafë Thore, i cili ishte izoluar është shpëtuar nga FNSH Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit.
“Sot është realizuar evakuimi i Rojes të Bujtines në Qaf’Thore, pasi ishte ne rrezik nga trashesia e debores. Aksioni u krye nën drejtimin e Prefektes Majlinda Angoni nga Policia e Shtetit , Rojeve Mjedisore dhe nga banorët e zonës”, thuhet në njoftimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
Mësohet se shtetasi Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi, ndërsa ishte izoluar te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.
Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq me dëborë në zonat malore dhe reshje shiu në zona e ulëta duke sjellë përmbytje nga jugu në veri të vendit.