Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Fenomeni i rrallë, Hëna e rrethuar nga ‘ylberi’
Një fotografi mahnitëse tregon hënën të rrethuar nga një aureolë shumëngjyrëshe.
Fenomeni i rrallë u kap nga fotografi Alberto Ghizzi Panizza, 45 vjeç, pranë qytetit verior të Italisë, Parma.
I njohur si një kurorë luna, spektakli ndodh kur drita që reflektohet nga hëna ndahet nga grimcat e ujit ose kristalet e akullit në ajër.
“Unë e kam parë këtë fenomen disa herë, por kurrë nuk kam qenë në gjendje ta fotografoj atë”, tha Panizza.
Ai kaloi dy orë duke fotografuar fenomenin.
“Këtë herë, duke qenë edhe në krantinë, kisha me vete të gjitha pajisjet e nevojshme për ta kapur sa më mirë këtë moment,” shtoi ai.