VIDEO dramatike/ Plagosi doktorin në Prishtinë, policia e arreston në Tiranë teksa po përpiqej të ikte
Ky është momenti kur 19-vjeçari nga Kosova që u arrestua mesditën e sotme në Tiranë tenton t’i ikë me vrap policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi U. A po udhëtonte me makinë kur është ndaluar nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit.
Ai ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.
Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prishtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.
ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.