Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
SHBA për raportet Izrael-Kosovë: Do të qëndrojmë përkrah Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Izraelit dhe Kosovës, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një deklarate të lëshuar në Twitter, DASH e cilëson marrëveshjen Izrael-Kosovë, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.