“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Hyn në të kuqen, Policia rrah mërgimtarin deri në alivanosje
Hyrja në semaforë të kuq i kushtoi shumë rëndë mërgimtarit nga Gjakova që jeton në Holandë.
“Kam dalë nga makina dhe i kamë parë nja shtatë policë që si bisha më janë sulur. Kam ngritur duart dhe kamë bërtit: “Më falni gabova. Jam njeri i sëmurë”. Më ka ardhur një goditje e fortë në kohë dhe kamë rënë në tokë me gjysmë vetëdije. Nga ai moment ka filluar një rrahje ndaj meje që vetëm serbët kanë bërë ashtu”, deklaroi Bardhyl Bakia për RTV Dukagjinin.
Bakija thotë se zyrtarët policorë nuk i kanë dhënë hapësirë për t’u sqaruar.
“Nuk e kisha besuar asnjëherë se më rrahin shqiptarët në atë mënyrë. Unë vetëm dua të di pse më kanë rrahur aq shumë sa që të më thyejnë barinjtë e të më alivanosin”.
Lumni Graishta nga Policia e Kosovës thotë se për këtë rast janë suspenduar shtatë zyrtarë policorë.
Tre zyrtarë policorë në këtë rast janë në paraburgim, ndërsa për katër tjerë vijojnë hetimet në gjendje të lirë.