“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Morën pjesë në protestën për Navalny/ Rusia dëbon diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia
Rusia ka dëbuar tre diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia, pasi iu bashkuan protestave në mbështetje të aktivistit ët opozitës, Alexei Navalny, i cili u burgos në fillim të kësaj jave.
Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Jashtme ruse tha se të tre diplomatët morën pjesë në “demonstrata të paligjshme” më 23 janar.
Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të ketë marrë pjesë në ndonjë demonstratë.
Navalny është një ndër kritikët më të fortë të Presidentit rus, Vladimir Putin. Gushtin e kaluar ai u helmua në Rusinë lindore dhe u dërgua në Gjermani për kurim.