AI ndihmon në zbulimin e mistereve të viruseve në oqeane dhe zorrët tona: ScienceAlert
Hyn në fuqi edhe një segment tjetër nga Marrëveshja e Uashngtonit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova ka formalizuar edhe një tjetër çështje nga Marrëveshja e Washingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Ai tha se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.
“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”.
“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Washingtonit”.
LAJMI PARAPRAK – Çfarë është kjo marrëveshje:
Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar e njohur si (DFC) ka njoftuar se nga data 5 shkurt e këtij viti, ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka bërë me Qeverinë e Kosovës.
“Nisja e implementimit të kësaj marrëveshjeje i mundëson DFC-së që të vendosë gamën e produkteve financiare në Kosovë” thuhet në njoftimin e DFC-së përmes një njoftimi në rrjetin Twitter.
Më 31 dhjetor 2020, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë , Philip Kosnett, kanë nënshkruar marrëveshjen për nxitje të investimeve që vë në dispozicion mbështetjen financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në sektorin privat.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gerxhaliu, konsideron se shtrirja e DFC-së në terren është lajm i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, por ai kërkon transparencë në krejt këtë proces.
Përfshirja e korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar në Kosovë e Serbi është rezultat i zotimeve që këto dy vende kanë nënshkruar për normalizimin ekonomik më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Për rajon, DFC ka selinë në Beograd të Serbisë derisa një zyrë pritet ta hapë edhe në Prishtinë.