“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Këngëtari tregon se çfarë bënë me vajzat e “Për’puthen”?
Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Prive”, ku ka folur për 5 datat më të rëndësishme të jetës së tij.
Teksa foli për eksperiencën e tij të parë seksuale, Arditi tha se ka qenë shtator i vitit 2011 dhe ka qenë e sikletshme pasi është kapur mat nga drejtori i qendrës kulturore.
Më pas,Çuni u ndal te një tjetër datë interesante, ajo e puthjes me një fanse. Ishte korrik 2017.
“Po shkoja në prapaskenë, sapo kisha mbaruar performancën. Bën një foto me mua dhe më puth në buzë”.
Më tej, intervista u ndal te ditëlindja e shumëpërfolur e tij, që bëri bashkë disa nga vajzat e “Për’puthen”, Melisën, Tean dhe Anën.
“Melisën e njihja më përpara, ka qenë mbështetësja ime prej fillimit. Më dërgonte video duke kërcyer këngët e mia, shumë gocë e mirë. Me Anën jam njohur kur ka hyrë në “Për’puthen”. Tean e takova te ditëlindja e Melisës. I ftova se kishim krijuar një marrëdhënie të mirë”, tha këngëtari.