Ruhej nga rojat e armatosura, monoliti zhduket në mënyrë misterioze nga Turqia
Një monolit metali që në mënyrë misterioze u shfaq në një fushë në Turqinë juglindore tani është zhdukur, katër ditë pasi u zbulua.
Pllaka metalike e lartë 10 metra që mbante një shkrim të lashtë turk, u gjet të premten nga një fermer në provincën Sanliurfa.
Ajo u zbulua pranë sitit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gobekli Tepe, e cila është shtëpia e strukturave megalitike që datojnë në mijëvjeçarin e 10-të para Krishtit.
Struktura ruhej nga persona të armatosur, ndërsa autoritetet turke thanë se po hetonin për të kuptuar se si kishte mbërritur ajo në atë vend.
Nuk dihet ende nëse monoliti është larguar nga autoritetet, ndërsa këta të fundit nuk kanë dhënë akoma një koment për zhdukjen e strukturës nga vendi ku u gjet.