VIDEO/ Rrahje në Përputhen
Hyrja e Dorit në Përputhen nisi dhe përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pas përplasjes fizike me Erin, të dy djemtë u përjashtuan nga emisioni.
Sonte në Përputhen Prime janë publikuar pamjet e patranstmetura të sherrit që vazhdoi edhe pas emisionit.
Përplasja përfundoi me fjalë të pista dhe grushte. U desh ndërhyrja e konkurentëve të tjerë që dy djemtë të ndaheshin.
Si ndodhi sherri
Eri pasi doli nga studio për tu qetësuar tha për Dorin se: Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vemendje.
Por pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: ca ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë.
PASOJAT
Sherr i turpshëm i ndodhur me Erit dhe Dorit, djalit të ri në Përputhen, u ka kushtuar shtrenjtë dy djemve.
Produksioni ka vendosur që të dy të përjashtohen nga programi, pasi sjellje të tilla janë të papranueshme.
Fillimisht, drejtuesja e emisionit Bora Zemani tha njoftoi përjashtimin e Erit, ndërsa të njëjtin fat pati edhe Dori, edhe pse sapo i është bashkuar emisionit,
“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”, tha drejtuesja e emisionit.