Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Vendosi mini kamera në dhoma e banjo dhe lëshoi shtëpinë me qira
Një qiradhënës italian 64-vjeç, i cili kishte filmuar qiramarrësit e tij të rinj duke instaluar kamera në banjë, është dënuar me kusht.
Sipas mediave italiane, duke vendosur mikro-kamera të fshehura në dhoma, përfshirë banjën. I akuzuari kishte vendosur një lloj ‘Big Brother’ në apartamentin në Milano, në zonën Viale Fulvio Testi, ku ai vetë jetonte dhe një pjesë të së cilit ua kishte dhwnw me qira disa vajzave.
Natyrisht, pa e ditur qiramarrësit, ai kishte mbushur dhomat me kamera, duke arritur të filmonte të paktën tri të reja në intimitet. Dhe dy qiramarrës të tjerë, në mars të vitit 2019, vunë re aksidentalisht praninë e kamerave, duke denoncuar gjithçka.
Në veçanti, një nga gratë e reja kishte vënw re praninë e një mikro kamere të fshehtë, të instaluar në banjë, siç raportohet nga një tjetër ruse.
Duke kontrolluar, vajza kishte zbuluar një kamerë tjetër në dhomën e saj të gjumit: “të fshehur mbi veshjet, midis dy kutive, duke inkuadruar shtratin”.
Si pasojë, 64-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Andrea Benzia, u akuzua për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”.