Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
Kurti e Vitia thonë se vaksinimi do të fillojë menjëherë
Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka mirëpritur arritjen në Kosovë të dozave të para të vaksinës antiCOVID-19.
Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së, në arritjen e këtij kontigjenti të parë të vaksinave nga mekanizmi COVAX.
”Jemi mbledhur këtu, për të mirëpritur arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë”.
”Është një kontigjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe, në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetëve të njerëzve”.
”Secila jetë në secilin vend të botës është e çmuar. Më shumë se kurrë bota ka nevojë për solideratitet për përballje me këtë armik të përbashkët për të gjithë njerëzimin”.
”Askush në asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt”.
”Vendi ynë është i vogël dhe i varfër ndaj dhe ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga SHBA dhe BE që janë donatorët kryesorë të aleancës COVAX”.
”Kohë që na ka kushtuar shumë e me shumë jetë njerëzish. Atë kohë s’mund ta kthejmë më prapa siç s’mund ta kthejmë ato jetë të humbura”.
”Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë”.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ardhja e një kontingjenti me vaksina kundër COVID-19 nënkupton nisjen e një rrugëtimi të ri të Kosovës kundër pandemisë.
Vitia bëri të ditur se menjëherë do të nisë vaksinimi kundër COVID-19 teksa bëri të ditur se prioritet ka personeli shëndetësorë.
“Sonte jemi sëbashku në një moment të shumëpritur, arritja e vaksinave të para të vaksinave në Kosovë shënon një rrugë të re në luftën kundër COVID-19”.
“Kanë kaluar më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para. Nuk kemi kohë për të humbur prandaj do të fillojmë menjëherë me dozat e para në Kliniken Infektive në QKUK. Por, vend për çlirim dhe relaksim nuk ka”.
“Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi. Ne jemi në një fillim të ri por duhet të zbatojmë masat”, tha Vitia.
“Ditët, javët dhe muajt në vazhdim ajo që na ndihmon të dalim nga kjo gjendje është respektimi i masave për vete dhe të tjerët”
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka biseduar me shtetet mike për t’i siguruar edhe dozat e tjera të vaksinës, duke shprehur falënderim ndaj tyre për përkrahje në këtë luftë.