Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” shkon në kuotën e 18 golave sezonal
Vaksinat e para antiCOVID vijnë sot në Kosovë
Sasia e parë e vaksinave do të vijë sot në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.
Ky kontingjent pritet të përfshijë 24 mijë dozat e para që vijnë përmes programit COVAX. Ato janë të kompanisë AstraZeneca.
Ndërkohë që pritet të dihet edhe numri i vaksinave që Bashkimi Evropian do t’ia ndajë Kosovës gjatë javëve në vijim.
Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.
Me ardhjen e vaksinave, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, personave të moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarve dhe qytetarëve me sëmundje kronike.
Pjesa tjetër e qytetarve, do të vaksinohet me vaksinat tjera që pritet të vinë deri në muajin maj.
Ndërsa, në disa komuna tashmë janë bërë edhe përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.
Në Prishtinë është përgatitur salla “1 Tetori” si qendër për vaksinim, ku pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë.
Kurse në komunat tjera vaksinimi do të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Me ardhjen e furnizimit me vaksina nga COVAX, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Kujtojmë që në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.