Beethoven me të vërtetë pati helmim nga plumbi, por kjo nuk shkaktoi vdekjen e tij:
Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim
E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur së bashku me nënat e tyre, tre fëmijë kosovarë të cilët do të marrin trajtim mjekësor.
Demiri në twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për këtë mundësi trajtimi shëndetësor, njofton Klan Kosova.
”Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese”.
”Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.