Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Analistët kundër Vetëvendosjes
Analistët politikë kanë dalë me opinionet e tyre pas iniciimit të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesisht, kjo nismë e LVV-së po shihet si tendencë për qeverisje autoritare dhe jo demokratike, që përjashton debatin gjithëpërfshirës me opozitën.
Kryeziu: Tendencë e një qeverisje autoritare
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë kërkesa për ndryshimin i ligjit zgjedhor me aq urgjencë nga Vetëvendosjes dha pa asnjë diskutim gjithëpërfshirës eshë tendencë e një qeverisje autoritare.
Ai ka thënë se kjo është një nismë jo e mirë e kësaj shumice e cila përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës.
“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë,në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës”. Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu.
Mushkolaj: Shantazhi i Vetëvendosjes
Analisti Imer Mushkolaj po e quan shantazh ndaj opozitës iniciativën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Ai ka pyetur se pse duhet të iniciohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje pikërisht pak para votimit për presidentin.
“Pse kaq urgjente çështja e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe pse pikërisht pak para votimit për presidentin? Shantazhi ka emër!”, shkruan ai në Facebook.
Cakolli: Nisma e Vetëvendosjes e panevojshme në këtë kohë
Në këtë momentum politik, çfarëdo iniciative për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit zgjedhor, pavarësisht përmbajtjes, është e gabuar për të paktën dy arsye:- Në radhë të parë, kjo iniciativë aty-për-aty, po bëhet pa konsultim me opozitën, në kundërshtim me parimin e gjithëpërfshirjes dhe transprencës – që duhet domosdo ta shoqërojnë procesin e reformës.- Së dyti, kjo iniciativë, edhe nëse nuk ka fare lidhje me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare (si formë presioni), është sërish në kundërshtim me Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, të Komisionit të Venecias. Ky i fundit, parasheh që elementet themelore të sistemit zgjedhor, veçanërisht ato që mund të kenë ndikim përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve, nuk duhet të ndryshohen më pak se një vit para zgjedhjeve, ose si ndryshime, duhet të parashihen në Kushtetutë apo ligje të një niveli më të lartë se ligjet e zakonshme. E Kosova domosdo të ketë zgjedhje të rregullta të nivelit lokal në vjeshtë të këtij viti.Kosova ka nevojë për reformim përmbajtësor e teknik të sistemit zgjedhor, por jo me iniciativa të parcializuara që adresojnë secila elemente të caktuara. Mbi të gjitha, reformimi i sistemit zgjedhor duhet të reflektojë një konsensus më të gjerë politik.
Zogaj: Nëse shkojmë në zgjedhje, tash fajet i ka Albin Kurti
Ish drejtori i Organizatës “FOL”, Petrit Zogaj ka thënë se nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje fajtor është Albin Kurti.
Në një shkrim në Facebook, thotë se Kurtit dëshiron të jetojë nga krizat politike, të cilat i shkakton vet.
“Nëse shkohet ne zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, të cilat i shkakton vete. Ai nuk është në krize. Ne krize shëndetësore e ekonomike janë qytetarët. Albini nuk ka as krize shëndetësore e as ekonomike”.
“Ai jeton me mire se 90% i qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet nuk janë për qytetaret, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh qe ka”, ka shkruar ai.
Tutje ka theksur se Kurti po kërkon pushtet absolut.
“Po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego te tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për te mire te qytetareve”.
Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se se sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje dhe pastaj të thirret edhe seancë e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.