Nga historia e moçme e Kosovës: Gjergj Fisi i Pultit Pollato
Dhjetë viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 10 perosna kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).
Nga dje janë testuar gjithsej 4.033 mostra nga të cilat 793 kanë rezultuar pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.