Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Vetëvendosje mbledh nënshkrimet për thirrjen e seancës për presidentin
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’i mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Ende nuk është vendosur ora se kur do të thirret kjo seancë.
Aktualisht, në Kuvend po mbahet seancë plenare me tri pika të tjera të rendit të ditës.
Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar për këtë pozitë, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo meqë afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlen edhe për ushtruesin e detyrës.