E pranon vetë presidenti Macron: I kam bërë presion Realit për Mbappenë
Adoleshenti vret me thikë dy vajza shqiptare në Florida
Një 19-vjeçar po përballet me akuzën e vrasjes së dy grave që mendohet se janë nga Shqipëria, të cilat i përndoqi dhe i vrau me thikë brenda shtëpisë së tyre.
Departamenti i Policisë së Largo në SHBA tha se detektivët dyshojnë se Sage Gayle Curry ndoqi viktimat në shtëpinë e tyre, pasi i pa ato në publik. Sipas medieve të huaja, gratë u gjetën të pajeta brenda shtëpisë së tyre ndërsa një fqinj lajmëroi policinë.
Sipas policisë, 19-vjeçari Curri hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu aktin makabër, duke lënë të vdekur dy gratë që përndoqi.
Pas krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga ndërtesa, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë, por policia e Largo nuk dha detaje sesi mund të jetë plagosur autori i sulmit.