VITI 1922/ Takimi i amerikanes, Rose Wilder Lane me malësorin që ishte strehuar dhe jetonte
Hoxhaj: Kurti sot u largua nga JO Negociata – VETËVENDOSJE në negociata
Pas deklaratave të Albin Kurtit në Bruksel, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Sipas tij, me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
“Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji. Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
PDK si parti shtetformuese, vijoi ai, do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.