Lideri Suprem i Iranit shpalli 5 ditë zie për vdekjen e Presidentit, Iranianët e injorojnë
Kurti në Parlamentin Evropian: Në dialog si palë e barabartë, Serbia të njoh gjenocidin
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express
Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë.
“Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të qonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi. Parimi tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi”, tha Kurti.
Ai tha se çështja e parë që duhet të zgjidhet në bisedimet me Serbinë është fati i të pagjeturve.Reklamë
“Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.
Po ashtu, kryeministri Kurti tha se Beogradi po dëshiron të akuzojë Kosovën për Shqipërinë e madhe.
“Shqipëria e Madhe ka ekzistuar për ca vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu Beogradi po dëshiron të na akuzojë neve duke u përpjekur të krijojë Serbinë e Madhe. Kështu që në fund ne marrim emrin dhe etiketën dhe ata marrin territorin”.
Si përfundim, Kurti deklaroi se dialogu nuk ka alternative dhe duhet të zgjedhin çështjet e hapura.
Kurti e pranon se do t’i rikthehet dialogut me Serbinë: Mund të fillojë dikur në qershor
Kryeministri Albin Kurti tha sot para deputetëve të Parlamentit Evropian se kapitulli vijues i dialogut Kosovë-Serbi mund të fillojë dikur në qershor, raporton Gazeta Express.
“Sapo u takova me z. Borell dhe i shpjegova që do të vijë në Bruksel prapë më 18 maj për njj darkë pune dhe pastaj kapitulli vijues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të fillojë dikur në qershor”, tha Kurti para eurodeputetëve.