Lideri Suprem i Iranit shpalli 5 ditë zie për vdekjen e Presidentit, Iranianët e injorojnë
Njihuni me deputetet beqare të Kuvendit të Kosovës
Me krijimin e qeverisë Kurti II, shumë emra të rinj u bënë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ashtu siç edhe ua garanton kuota gjinore, 41 deputete kanë fituar ulëse në Kuvend, krahas 79 deputetëve burra.
Secila nga to përmes biografisë, kanë zbuluar statusin civil.
Bazuar në radhitjen alfabetike në web-faqen e Kuvendit, si beqare është deklaruar Adelina Grainca, e cila nuk ka shumë ditë që aderoi nga PDK në Lëvizjen e Albin Kurtit.
Beqare, ka thënë se është edhe ish- ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Mitrovicasja, Arjeta Fejza, poashtu ka bërë me dije se është beqare.
Një deputete tjetër e kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së është edhe Arta Bajralija.
Kontabilistja në fjalë ka treguar në statusin e saj civil se është beqare.
Statusin e beqares e mban edhe Eliza Hoxha, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në biografinë e saj, Fjolla Ujkani, deputetja që vije nga një fshat i Vushtrrisë poashtu ka treguar se është beqare.
Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e cila ka bërë me dije se ka studiuar për Farmaci, gjithashtu është beqare.
Beqare është edhe deputetja që vije nga komuna e Skenderajt, Ganimete Musliu.
Beqare janë deklaruar edhe tri deputetet tjera Yllza Hoti, Saranda Bogujevci si dhe Rrezarta Krasniqi.
Status të njejtë në biografinë e saj mban edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija.