Bëjeni dhe provojeni këtë tortë për Bajram, ka shije fenomenale
Për Festën e Bajramit, ju mund ta provoni këtë tortë të thjeshtë, por shumë të shijshme. Nuk ju merr shumë kohë, ndërsa ju dhe familja do të ndaheni shumë të kënaqur.
Ndiqni hapat në vijim, fillimisht ju duhen:
– 5 vezë,
– 5 lugë sheqer,
– 5 lugë miell,
– 2 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 500 ml qumësht.
Për shtojcë:
– 250 g sheqer
– 500 ml ujë,
– Sheqer vaniljeje.
Për fill:
– 500 ml qumësht,
– 5 lugë miell,
– 100 g sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje.
Përgatitja:
1. Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira.
2. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.
3. Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.