Joe Biden shfaqet pa maskë, SHBA po shkon drejt heqjes së tyre
Presidenti amerikan, Joe Biden ka pasur një “ditë të shkëlqyeshme” pasi zyrtarët shtetërorë thanë se njerëzit e vaksinuar mund tërrinë pa maska në mjediset e brendshme dhe të jashtme.
Presidenti hoqi maskën në Zyrën Ovale me ligjvënësit republikanë ndërsa dha udhëzimin.
Megjithatë ende kërkohet mbajtja e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe spitale, raporton BBC.
Administrata e Bidenit është përballur me presionin që të lehtësojë kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar.
“Ne nuk do të shkojmë t’i arrestojmë njerëzit” shtoi Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve jo të vaksinuar që të mbajnë maska.
Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinojë 70% të amerikanëve me së paku një dozë.