Vazhdon bombardimi i Rripit të Gazës/ “Kupola e hekurt” e Izraelit hedh mbi 30.000 raketa
Dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit – ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe diplomatët po mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës.
“Të hënën rreth orës 6:03, Hamasi ka shkrepur raketa mbi civilët izraelitë në Jeruzalem. Mbrëmë kemi shkatërruar raketahedhësin me të cilin Hamasi hidhte raketat. Ata po qëllojnë mbi civilë, ne po qëllojmë militantët”, ka shkruar ushtria izraelite në Twitter.
Nga ana tjetër, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se mbi 30.000 raketa Tamir janë shkrepur nga sistemi mbrojtës i Izraelit – “Kupola e hekurt”.
Madje ushtria izraelite ka publikuar pamje të zjarrit që ka shpërthyer në qytetin Ashdod në jug të Izraelit – pas sulmeve me raketa nga ana e militantëve palestinezë.