Renee festoi 6-vjetorin, Nora dhe Roberti i organizuan festën (FOTO)
Një ditë më parë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ishin munduar që t’i bënin festën më të bukur vajzës së tyre, Renee, e cila bëri 6 vjeçe.
Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” foto e video nga festa prej princeshe, që i kishte organizuar të bijës.
Renee, e cila tashmë është bërë një zonjushë e vogël dhe e bukur, shihet e veshur me një fustan të kuq. Ajo ka festuar me miqtë e saj, teksa ka fryrë dhe qirinjtë e tortës.
“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja”, ka shkruar Nora krahas pamjeve. Ndërsa nga ana tjetër, këngëtari i njohur ka shkruar në “Instastory”: “Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë”.