Rrëfime epike se si njerëzit u takuan me ‘shpirtin binjak’
#1
“Punonim në të njëjtin restorant dhe një ditë doja t’i bëja përshtypje kështu që tentova të bëja një ecje seksi. Përfundova duke u përplasur me murin. Kur rashë, ai erdhi të më ndihmonte dhe në vend që t’i thoja “Faleminderit”, i thashë “Dalim për kafe?” Gjashtë vite më vonë, kemi një vajzë të vogël dhe jemi më të lumtur se kurrë bashkë.
#2
Unë isha duke studiuar jashtë dhe mora pjesë vullnetarisht në shpërndarjen e shisheve të ujit në një maratonë vrapi. Pranë meje erdhi dhe një djalë që shpërndante fletëpalosje. Filluam të bisedonim, qeshnim dhe flirtonim. Pas 3 vitesh, ai erdhi të jetonte me mua në vendin tim.
#3
Unë isha luftëtare amatore e MMA dhe një ditë isha në grup me një djalë që s’e kisha parrë kurrë. Ai shmangte çdo goditje timen, gjë që më acaroi. Në fund i kërkova që dhe ai të më godiste me sa të mundte, por u tregova më e shpejtë dhe i dhashë grushtin më të fortë. Ai thotë që “më la vetë”. Sot jemi të martuar prej 4 vitesh dhe jemi të bekuar me dy yje të vegjël.
#4
Gruaja ime dhe unë u takuam kur punonim në të njëjtin vend. Herën e parë e gjeta duke bërë selfie në pasqyrat e tualetit.
#5
Isha me pushime në Santorini kur më duhej të shkoja në spital për një dëmtim të vogël. Ndërsa prisja në holl, një djalë shumë tërheqës kaloi aty pranë. Ishte dashuri me shikim dhe bisedë të parë. Ai madje tha se do të vinte të më gjente në Romë, ku unë jetoja. Por kur u largua, kuptova që ne nuk i kishim marrë as emrat njëri-tjetrit. Kur u ktheva në shtëpi, i dërgova email spitalit duke kërkuar “një burrë të gjatë, me flokë të errët dhe uniformë të bardhë”. Spitali u përgjigj duke thënë se shumica e burrave grekë përshtaten me këtë përshkrim. I vetmi informacion tjetër që unë duhej t’u jepja atyre ishte koha kur ai mbaroi turnin. 2 javë më vonë më vjen një ftesë në Facebook. Spitali e kishte gjetur! Dhe disa javë më vonë, ai erdhi të më shihte në Romë, siç premtoi.
#6
Një djalë në metro pyeti një fëmijë nëse donte të luante Tic-Tac-Toe me të. M’u duk shumë gjë e lezetshme dhe iu afrova teksa po dilnim, dhe e pyeta: “A mund të luajmë edhe bashkë?” 4 vite më vonë, them me bindje se ai është dashuria e jetës!
#7
Unë punoja në recepsionin e një hoteli dhe kur ai erdhi për të kaluar natën nga një udhëtim i gjatë. Ndjeva se ishte dashuri me shikim të parë. Madje nuk po mund të flisja dot dhe ndjeja se isha skuqur. Pas 6 muajsh, u martuam. Çmenduri, e di.
#8
Në gjimnaz, shoqet e mia ankoheshin për një djalë që bënte gjithmonë pis kur hante. Një ditë e shoh në korridor dhe i pastroj pak bluzën me thërrime patatinash. Ai më thotë se “i dukesha gazmore”. Bëjmë një takim të shkurtër – shëtitje drejt rrugës për në shtëpi. Pas 12 vitesh jemi bashkë, kemi 3 fëmijë dhe ai është ende një “ngrënës i rrëmujshëm”.
#9
Ai më zgjidhte gjithmonë provimet e matematikës dhe detyrat e shtëpisë në atë lëndë.
#10
Fotografi i ditëlindjes sime m’u duk i këndshëm, kështu që e ftova të ulej me ne. Më vonë unë u bëra tapë, hoqa sutjenat dhe i hodha diku. Kishin rënë në kokën e tij. Të nesërmen, ai më shkruan dhe më fton për të dalë. Ndihesha në siklet sepse “tipi i të çmendurës” s’është tipi im, por ajo çmenduri e vogël më solli pranë dashurisë sime.
#11
Topi i tenisit shkoi padashje tek një makinë. Unë shkova ta marr dhe nga makina doli një shofer që më zgjati topin. Ishte një djalë king me buzëqeshjen më të bukur që kisha parë. Jam me fat që zgjodhem çdo ditë me atë buzëqeshje pranë meje!
#12
E takova atë, kur do të martohesha me vëllain e tij…
#13
Unë isha 13 dhe ai 17 vjeç. Sigurisht që ai s’më kushtonte rëndësi, por kur shkova në shtëpinë e tij për herë të parë, sepse mamatë tona ishin shoqe, i thashë mamit: “Ma, unë do marothem me këtë”. 10 vite më vonë, rezultoi që kisha pasur të drejtë.
Burimi: Buzz Feed